Në seancën e sotme të 55-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pranoi propozimin e Shtabit të Përgjithshëm të Koordinimit, bazuar në mendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, për normalizimin e transportit publik brenda dhe jashtë qytetit të Kumanovës.
Në Kumanovë, si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit korona ishte ndaluar transporti publik dhe ai i organizuar privat.
Vendim nga seanca e sotme e qeverisë: Hiqet izolimi shtëpiak për personat që kalojnë karantinën e detyrueshme
Advertisement