Kumanovë, bujqit ankohen për kushtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bujqit dhe fermerët në rajonin e Kumanovës, kërkojnë kushtet elementare për mbijetesën e tyre dhe të kulturave bujqësore. Ata që kanë ferma në lagjen Potok Serava nuk kanë energji elektrike, ujë dhe as rrugë të kalueshme. Thonë se për 20 vite askush nuk është interesuar për nevojat e tyre. Rrymën e sigurojnë nga gjeneratorët.

“Jemi 9 anëtarë të familjes, asnjë i punësuar në punë shteti. Ky është biznesi jonë. Ka ardhur fundi më. Për 16 vite vijmë në këtë rrugë 3 herë në ditë dhe 3 për tu kthyer. Nuk kemi dy tela për energji elektrike. Dimrit në mbrëmje pa ngrohje”

“Është mëkat të mos punohet kjo tokë. Ja 2 km jemi nga qyteti. Kam 3 hektarë tokë, pse të dal jashtë vendit duke qenë këtu për të investuar dhe punuar. Por nuk i kam kushtet elementare”

“Nuk rregullojnë asgjë. Nuk kam çka të them. Kur të vijnë votimet na vijnë në derë. Rrethi jonë i kemi 2 mijë vota dhe atëherë na vizitojnë, por për të na ndihmuar diçka, askush nuk vjen”

Advertisement

Për shkak të rrugës së pakalueshme, disa herë nuk kanë ardhur as veterinerët. Puna e tyre vështirësohet edhe në kohën e të korrave për shkak se rruga është e pakalueshme për makineritë e mëdha. Nga Komuna e Kumanovës, Sektori për Çështje Urbanizmi thonë se do të përgjigjen të hënën me shkrim.

The post Kumanovë, bujqit ankohen për kushtet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy