Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 10 të infektuar të rinj me coronviurs, prej të cilëve 9 janë nga Kumanova dhe një nga Likova. Po ashtu, QSHP-ja e Kumanovës regjistroi 74 pacientë të shëruar.

“Të sëmurët e rinj kishin pasur kontakt me të sëmurë paraprak. U bëjmë thirrje pacientëve që t’i tregojnë kontaktet që të veprojmë me kohë”, deklaroi drejtori i Qendrës Arif Latifi.

Sot janë bërë 22 testime prej të cilëve, 21 përmes “Termini Im” dhe një testim i kryer sipas indikacioneve epidemiologjike.

Që nga fillimi i pandemisë në rajonin e Kumanovës dhe të Likovës, të diagnostikuar me Covid janë 1.482, ndërsa për momentin aktivë janë 315 raste./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kumanova sot shënoi 74 të shëruar nga coronavirusi appeared first on Telegrafi.