Ndërmarrja Komunale Publike (NPK) “Tetova” njofton se janë duke u vendosur kufizime në furnizimin me ujë për një periudhë prej pesë orësh.
Sipas informacioneve të tyre, nga 5 janari e deri më sot janë zbuluar dy defekte të cilat janë arsyet e humbjes së ujit të pijshëm nga ujësjellësi i ri.
“Me datë 05.01.2022 në rrjetin ujësjellës të Leshnicës ndodhi një defekt për të cilin u angazhuam dhe të nesërmen defekti u sanua , më pas duke vërejtur uljen e sasisë së ujit u lokalizua edhe një defekt tjetër si pasoje e rrëshqitjes së një pusete kontrolluese të rrjetit ujësjellës që dërgon ujin nga burimi i Leshnicës deri te stacioni i filtrimit në Lisec.
Sasia e ujit bashkë me bunarët arin deri me 160 l/s , sasi e cila nuk është e mjaftueshme për furnizimin normal dhe të barabartë për qytetarët tonë, kështu që gjatë natës jemi të detyruar të bëjmë restrikcion edhe atë nga ora 00:00 deri ne 05:00”, njoftojnë nga NPK “Tetova”.
Nga atje shtojnë se po punohet në teren dhe po mundohen që sa me shpejtë ta sanohen defektet./Telegrafi/
The post Kufizimet në furnizimin me ujë në Tetovë zgjasin në periudhë prej pesë orësh appeared first on Telegrafi.