Kthehet komisioni i përbashkët me Bullgarinë, përsëri debat për mbretin Samoil

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Historianët nga Komisioni i përbashkët i ekspertëve për çështje historike dhe arsimore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë kanë mbajtur takimin e 13 në të cilin biseduan për librat për klasën e shtatë dhe për çështje për personazhin dhe veprën e Goce Dellçevit.

Takimi i fundit i këtij komisioni u mbajt në shkurt, në kushte kur ishin të tensionuar raportet mes dy shteteve pas bllokadës bullgare për fillim të negociatave të vendit tonë me BE.

Në takimin e 12 nuk u arrit progres në lidhje me diskutimin e librave të historisë, ndërsa nuk kishte as pajtueshmëri për çështjet në lidhje me Mesjetën – siç kumtoi Ministria për punë të jashtme./Telegrafi/

The post Kthehet komisioni i përbashkët me Bullgarinë, përsëri debat për mbretin Samoil appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy