Komisioni i Sëmundjeve Infektive me kërkesë të Shtabit Kryesorë për Menaxhim me Kriza rekomandon lehtësimin e masave restriktive si pasojë e Covid-19, shkruan Alsat. Komisioni rekomandon që ora policore të nis nga ora 24:00 deri në ora 05:00, gastronomia të punojë deri në ora 23:30, ndërkaq kërkohet të hiqet ndalesa për punë për qendrat e fitnesit.

KSI gjithashtu rekomandon lejimin e organizimit të ngjarjeve në ambient të hapur dhe të mbyllur, në përputhje me protokollet e vitit 2020, me mundësi për të shfrytëzuar vetëm 30 për qind të kapacitetit.

Gjithashtu rekomandohet që kopshtet për fëmijë të zmadhojnë kapacitetet për + pesë fëmijë, respektivisht 15 deri 20 fëmijë në grup, ndërsa rekomandohet që punonjësit shëndetësorë të mund të shfrytëzojnë pushimin e vjetër dhe të ri vjetorë. Vendimin përfundimtar do të duhet ta merr Qeveria.

The post KSI: Ora policore të nis nga ora 24 dhe të lehtësohen edhe disa masa tjera appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";