
Komisioni për Sëmundje Infektive nesër do të mbajë mbledhje.
Këtë sot e njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se numri i rasteve të reja nga rezultatet e fundjavës nuk është real.
“Mbledhja e Komisionit për Sëmundje Infektive është caktuar për nesër, pasi zakonisht numri i rasteve nga rezultatet e fundjavës së kaluar është joreal. Gjatë ditës së nesërme do të shqyrtojmë të dhënat e reja”, tha Filipçe.
Filipçe nuk theksoi nëse do të diskutohet për masa të reja kufizuese.
Advertisement
Ministri gjithashtu sot njoftoi se të mërkurën do të fillojë vaksinimi masiv i popullsisë./Telegrafi/
The post KSI nesër do të mbajë mbledhje, Filipçe thotë se numri i rasteve gjatë fundjavës është joreal appeared first on Telegrafi.