“Zgjedhjet e dyfishta, të cilat do të mbahen në prill dhe maj të këtij viti, do t’i kushtojnë shtetit gati 17 milionë euro. Prej tyre, gjashtë milionë euro do të përdoren për punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe për përgatitjet për realizimin e zgjedhjeve dhe mbi dhjetë milionë euro do të përdoren për reklama politike me pagesë”.

Kështu njoftoi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, në seancën e sotme të 75-të, ku u votuan gjithsej 22 pika të rendit të ditës.

“Mbi 390 milionë denarë ose gjashtë milionë euro do të shkojnë për organizimin e zgjedhjeve, duke siguruar materiale konfidenciale dhe jokonfidenciale, transport, kompensim monetar për organet zgjedhore, përkatësisht anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore, këshillat zgjedhorë, ndërsa për reklama politike me pagesë për zgjedhjet e dyfishta janë planifikuar 656 milionë denarë ose mbi dhjetë milionë euro”, tha Shehu.

Pjesa më e madhe e mjeteve që do të shpenzohen, sipas saj, i takojnë pjesës së reklamës politike me pagesë, pra pagesës për media.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do të deklaroj se sa mjete do të shpenzohen për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, sepse për zgjedhjet presidenciale do të përdoren më shumë mjete në pjesën e reklamave politike me pagesë, sepse në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje kanë të drejtë për dy euro për votues të regjistruar, për t’ia përsëritur edhe një herë votuesit të regjistruar në listën e zgjedhësve”.

“Po ashtu nga një euro kandidatët që do të jenë në raundin e dytë, edhe një zgjedhës të regjistruar. Ndërsa për zgjedhjet parlamentare nga dy euro për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, edhe për votuesin e regjistruar. Më lejoni të them këtu se nga fondet totale që kërkuam nga Ministria e Financave, të gjitha fondet na janë dhënë, na mungon vetëm pjesa e reklamave politike me pagesë, ku ramë dakord me vetë ministrin e Financave që këto fonde do të plotësohen më vonë, sepse fondet e paguara për reklamat politike paguhen 30 ditë pas përfundimit të rezultateve. Kjo nuk do të ndikojë dhe nuk do të kemi probleme për organizimin e zgjedhjeve”, tha ajo./Telegrafi/

The post KSHZ: Zgjedhjet e dyfishta do të kushtojnë rreth 17 milionë euro, prej tyre 10 milionë janë për reklama të paguara politike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";