Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kanë mbërritur në vend 4000 aparatet për identifikimin e votuesve me shenjat e gishterinjve, që do u shpërndahen Komisionet Komunale Zgjedhore.
Trajnimi i këshillave zgjedhor duhet të përfundojë të martën.
Nëse aparaturat do të shfaqin ndonjë defekt eventual, atëherë KSHZ vendos për përdorimin e llampës UV dhe sprejit për të mos cenuar ecurinë e procesit të votimit. Ende vazhdon afati për paraqitjen e të sëmurëve që votojnë një ditë para të tjerëve. Për ta nuk përdoret pajisja fingerprint, por spreji dhe llamba UV.
Advertisement
The post KSHZ vazhdon përgatitjet për zgjedhjet, drejt fundit trajnimi për aparatet “Fingerprint” appeared first on Telegrafi.