Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar për daljen në zgjedhje të qytetarëve në komunat në të cilat mbahen votmet.
Nga KSHZ njoftuan se në Mavrovë-Rostushë deri në ora 09:00 dalja e votuesve në zgjedhje është 5,52 për qind, në Qendër Zhupë 5,69 për qind.
Ndërsa Në Tetovë, nga përpunimi i të dhënave prej 94 nga gjithsej 117 vendvotime, kanë votuar 1.755 votues ose 2.5%.
“Në Mavrovë Rustushë në votim kanë dalë 514, respektivisht 5,52 për qind. Në Qendër Zhupë deri në ora 09:00 kanë dalë 407 votues, respektivisht 5,69 për qind, ndërsa në Tetovë deri më tani janë përpunuar 94 vendvotime, dhe në këto 94 vendvotime kanë votuar 1755 votues. Të dhënat nga vendvotimet tjera janë në përpunim”, tha Ljupka Guguqevska Filiposka./Telegrafi/
The post KSHZ tregon jehonën e votuesve në Tetovë, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë appeared first on Telegrafi.