KSHZ sot shqyrton raportin e Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale, në të cilin Agjencia ka konstatuar nëntë raste ku të dhënat personale të qytetarëve mund të mos kenë pasur mbrojtje të sigurt. Sipas nënkryetares së KSHZ-së, Ditmire Shehu, të gjitha vërejtjet e Agjencisë janë për administratën dhe sektorin e IT-së, një pjesë e të cilave janë të zgjidhura. Shehu thotë se të dhënat personale të qytetarëve nuk kanë qenë të rrezikuara. Së shpejti paralajmëroi edhe takim me drejtorin dhe zv/drejtorin e Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale.
Të dhënat e mbrojtura të qytetarëve, sa i përket listës zgjedhore, siç ashtu mendohet në opinion, ato të thëna janë të ruajtura në serverët e KSHZ-së dhe nuk kanë lidhje aspak me angazhimin e DUNA-s si operator ekonomik gjatë mbledhjes së rezultateve. Do të thotë DUNA ka pasur qasje vetëm në mbledhjen e rezultateve natën e votimeve, nuk ka lidhje me pjesën e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve ose të Listës zgjedhore”, deklaroi për ALSAT nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.
The post KSHZ thotë se nuk janë rrezikuar të dhënat personale të votuesve appeared first on Telegrafi.