Ka arritur edhe një dërgesë me aparatet për shenjat e gishtave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ndërsa deri në fund të javës pritet të arrijë e gjithë dërgesa e nevojshme. Ndërkohë vazhdon edhe edukimi i komisionerëve zgjedhor.
Kreu i KSHZ-së tha se në ditën e zgjedhjeve do të angazhohen edhe 200 IT inxhinierë të cilët bashkë me 80 persona nga kompania që prodhon pajisjet për shenjat e gishtave do të ndihmojnë anëtarët e komisioneve në vendvotime.
“Me ardhjen e sotme presim të arrijnë edhe rreth një mijë pajisje për identifikim biometrik të qytetarëve e me këtë do t’i kemi mbi gjysmat e aparateve, ndërsa deri në fund të javës do të arrijnë të gjitha, do të thotë edhe dy dërgesa të tjera. Për momentin në KSHZ vazhdon mbushja e ‘smart kartelave’ që duhet të përfundojë sot, ndërsa pas dite do të fillojë plotësimi i aparateve, sepse kemi mjaftueshëm, plotësimi shkon rreth një mijë në dite dhe do të përfundojë deri nga 11 tetori”, deklaroi Aleksandar Dashtevski.
The post KSHZ pranoi dërgesë të re për votimin biometrik appeared first on Telegrafi.