Një qytetar nga Kumanova ka bërë fotografi gjatë nënshkrimit për kandidat për president në njësinë rajonal të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, njoftojnë sot nga SPB Kumanovë.

Të punësuarit e njësisë rajonal të Kumanovës të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve e kanë raportuar dje në polici.

“Dje në orës 20:50 në SPB Kumanovë, dy të punësuar në KSHZ kanë paraqitur se në orën 13:00 në hapësirat e njësisë së KSHZ-së në Kumanovë një person, i cili po nënshkruhej për kandidat për president të RMV-së, me telefon është fotografuar derisa po nënshkruhej”, thonë nga MPB.

Për ngjarjen është lajmëruar edhe prokurori dhe pas plotësimit të dokumentacionit kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post KSHZ paraqet në polici një person i cili është fotografuar gjatë nënshkrimit për kandidatët për president appeared first on Telegrafi.