Komisioni Shtetëror për Zgjedhje (KSHZ) informon se sot në zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune në Shtip dhe Pllasnicë, të drejtën e votës e kanë realizuar personat të infektuar me COVID-19 dhe të cilët janë në vetizolim.
Nga KSHZ thonë se për të votuar ditën e sotme në Shtip janë paraqitur vetëm 12 persona, të cilët e kanë votuar të gjithë deri në ora 14:00, ndërsa në Pllasnicë nuk ka pasur të paraqitur për të votuar sot.
Të drejtë vote në Komunën e Shtipit kanë 41.777 qytetarë, ndërsa në Pllasnicë 4.954.
Sot votojnë personat e infektuar me coronavirus dhe ata që ndodhen në izolim. Ndërkohë të shtunën do të votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit. Për Shtip janë paraqitur 67 të burgosur, ndërsa në Pllasnicë vetëm 1.
Zgjedhjet në Shtip dhe Pllasnicë vijnë si rezultat i ikjes së krerëve të komunave për pozita në pushtetin ekzekutiv./Telegrafi/
The post KSHZ: Në Shtip dhe Pllasnicë sot votojnë të infektuarit me COVID-19 appeared first on Telegrafi.