Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njofton se në vendin e deputetit të Talat Xhaferit do ta zë Musa Ibrahimi.

“KSHZ me shkresë e njoftoi kandidatin e ardhshëm të listës, Jeton Shaqiri, gjithashtu nga BDI. Shaqiri e ka njoftuar KSHZ-në se nuk e pranon mandatin e deputetit”, thanë nga KSZH.

Pas Shaqirit në listë ka qenë Musa Ibraimi, i cili e ka pranuar mandatin.

Ndryshe, me 65 vota “për” dhe 3 “kundër” sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e votoi përbërjen qeverisë teknike, e cila do të duhet t’i organizojë zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale në 100 ditët e ardhshme. Në krye të Qeverisë, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut u zgjodh një shqiptar, Talat Xhaferi, i cili erdhi në këtë pozitë nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post KSHZ: Musa Ibraimi do të zëvendësojë Talat Xhaferin në Kuvend appeared first on Telegrafi.