KSHZ Maqedoni shpall tender të ri për pajisje për gjurmët e gishtërinjve që kushton 12 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli tender të ri për furnizimin e pajisjeve për gjurmët e gishtërinjve që duhet të përdoren në zgjedhjet lokale në vjeshtë.

Në specifikimin e konkursit theksohet se kërkohet sistem i integruar për identifikimin biometrik të votuesve, ndërsa vlera e furnizimit është rreth 12 milionë euro. Afati se deri kur duhet të dërgohen ofertat janë deri më 1 korrik.

Procedura për furnizimin e këtyre pajisjeve filloi në maj, pas që tenderi i mëhershëm u anulua të premten, pa si që KSHZ ka vërejtur gabime në specifikim. Në vend që të kërkohet firmë që do të furnizojë pajisje për identifikim biometrik të votuesve, është kërkuar identifikim elektronik i personave.

Nga KSHZ shpresojnë se deri në gjysmën e dytë të muajit korrik të përfundojë procedura tenderuese dhe zgjedhja e firmës dhe se nuk do të ketë nevojë për anulim të zgjedhjeve lokale.

Advertisement

Pas furnizimit publik do të duhet të bëhet trajnimi, ndërsa sipas vlerësimeve të KSHZ-së dhe numrit të vendvotimeve, duhet të sigurohen rreth 4.000 terminale.

Sigurimi i këtyre pajisjeve ishte një nga kërkesat e OBRM-PDUKM-së me të cilën u dakorduan Mickoski dhe Zaevin në takimin e tyre në mars të këtij viti./Telegrafi/

The post KSHZ Maqedoni shpall tender të ri për pajisje për gjurmët e gishtërinjve që kushton 12 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy