KSHZ-Maqedoni: Kohë shtesë për vendet ku është ndërprerë votimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga KSHZ thonë se deri më tani nuk është raportuar për ndërprerje të votimit më tepër se tre orë.

Lubka Guguçevska nga KSHZ sot deklaroi se ka pasur vonesa për shkak të problemeve me aparatet për fingerprint, por që koha e votimit do të kompensohet në ato vendvotime ku ka pasur vonesa.

“Sa i përket ndërprerjes së votimit. Kemi raste në shumë vendvotime. Në rast se ndërprerja ka qenë më pak se një orë, votimi do të përfundojë në ora 19:00.

Nëse ndërprerja ka zgjatur një deri në tre orë, në këtë rast do të vazhdohet për aq sa ka zgjatur ndërprerja. Nëse ndërprerja ka qenë dy orë, atëherë do të vazhdohet votimi deri në ora 21:00”, deklaroi Lubka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së.

Advertisement

Nga KSHZ më herët njoftuan se jehona e daljes së votuesve deri në ora 11:00 është 10.22 përqind./Telegrafi/

The post KSHZ-Maqedoni: Kohë shtesë për vendet ku është ndërprerë votimi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy