Abdush Demiri nga sot është anëtari i shtatë i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Demiri bëhet anëtar i KSHZ-së pasi para disa muajsh posti u lirua pas emërimit të Krenar Llogës ministër i Drejtësisë.
Demiri u zgjodh anëtar i KSHZ-së javën e kaluar kur deputetët votuan “pro” vendimit në seancën e 145-të të Kuvendit.
Në deklaratën e sotme solemne të Abdush Demirit si anëtar i KSHZ-së, të cilën e dha para kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski dhe Sekretares së Përgjithshme, Cvetanka Ivanova, tha se do t’i kryej detyrat e tij në përputhje me me Kodin Zgjedhor.
“Pas një procesi të gjatë njëvjeçar, më në fund opozita shqiptare ka përfaqësuesin e saj në KSHZ. Nuk e dimë se pse ky proces zvarritej, edhe pse me ligj ishte rezervuar opozitës shqiptare”, tha Demiri./Telegrafi/
The post KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj appeared first on Telegrafi.