Në seancën e sotme, Komisioni Shtetëror Zgjedhor me 4 vota “kundër” dhe 3 “për” hodhi poshtë kundërshtimin e koalicionit të Aleancës për Shqiptarët (ASh) dhe Alternativës për vendvotimin 543 në Dibër.
Përfaqësuesit e ASh dhe Alternativës kërkuan anulimin e votimit në këtë vendvotim, i cili u mbështet nga anëtari i KSHZ-së, Krenar Lloga. Sipas Llogas, procesverbali i Bordit Zgjedhor është i pavlefshëm sepse nuk është nënshkruar nga shumica e anëtarëve të KZ.
Gjithashtu u tha se Kryetari i Bordit në qendrën e votimit në ditën e votimit u shkarkua nga KKZ Dibër, por vazhdoi të kryejë funksionin e tij.
Anëtarët e KSHZ-së nga BDI dhe LSDM theksuan se nuk ka vërejtje në procesverbal për procesin e votimit, kështu që nuk ka bazë për anulimin e votimit.
KSHZ nuk pranoi as ankesat e Lëvizjes “Të vendosur për ndryshim” të PLD dhe RDM, ndërsa hodhi poshtë kundërshtimet e Partisë Demokratike të Turqve./Telegrafi/
The post KSHZ-ja refuzoi kërkesën e ASh dhe Alternativës për anulimin e votimit në Dibër appeared first on Telegrafi.