Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot ka miratuar Propozim-Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e planit financiar për ndarjen e mjeteve për zgjedhjet për kryetarë të komunave të Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendrës Zhupë dhe për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës.

Siç ka sqaruar nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, nevoja për ndryshimin e planit financiar ka ardhur për shkak të ofertave të larta.

“Sipas kërkesave që kemi pranuar nga Komisioni për prokurim publik, janë pranuar oferta më të larta se plani financiar, të cilën KSHZ-ja e ka miratuar në zgjedhjet e kaluara. Duke qenë se nuk kemi kohë për të shpallur procedura të reja, duhet të marrim një vendim për ndryshime dhe shtesa në planin financiar. Bëhet fjalë për tre artikuj, në seksionin e ekraneve, fletëvotimeve dhe bexhat për vëzhguesit. Në rubrikën për bexhat për vëzhguesit duhet të shtojmë 5.000 denarë, për ekrane 30.000 denarë dhe për fletëvotim rreth 60.0000 denarë”, tha Shehu.

Ajo theksoi se për një pjesë të caktuar të procedurave kanë vetëm një ofertues.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KSHZ-ja ka miratuar edhe kushtet për akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe ka përcaktuar pamjen e fletëvotimit.

Zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendrën Zhupa dhe për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës duhet të mbahen më 20 gusht./Telegrafi/

The post KSHZ-ja përcaktoi fletën e votimit dhe lejoi më shumë para për zgjedhjet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";