Komisioni Shtetëror Zgjedhor vendosi që në Zhelinë në fshatin Llërc në vendvotimin 2101 të përsëritet procesi i votimit. Nga ankesa e koalicionit VLEN u konstatua se në kutinë e votimit është gjetur një fletëvotim më tepër, ndërsa mungojnë tre fleta të votimit nga materiali i mbetur.
Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu u akuzua nga disa anëtarë për obstruksione në punën e komisionit. Ajo kërkoi që arkiva e KSHZ-së të tregon se kush i ka sjell ankesat. Këtë kërkesë të saj edhe pse e ironizuan disa anëtarë, në fund me shumicë votash u votua që të mos sillen dhe të mos shqyrtohen pasi komisioni vepron për ankesat e dorëzuara dhe jo për mënyrën se si janë sjell në KSHZ.
“Dua t’i pyes shërbimin juridik dhe arkivën për mënyrën se si janë sjell këto ankesa dhe përfaqësuesit e autorizuar nga pjesëmarrësit në zgjedhje. Kush i ka sjell dhe mënyrën se si i kanë sjellë. Nuk ju lejoj fyerje dhe shpifje dhe nënvlerësime ndaj meje, pavarësisht që jam femër ose që jam nga një etni tjetër. Nuk do t’ju toleroj të më nënçmoni”, tha Ditmire Shehu, Nënkryetare e KSHZ-së.
Koalicioni VLEN ka 10 ankesa për njësinë e gjashtë zgjedhore. Ankesa ka edhe OBRM-PDUKM-ja dhe partitë tjera. Gjithsej 27 ankesa kanë arritur në adresë të KSHZ-së. Pas pranimit të njërës ankesë, pala tjetër ka të drejtën e ankesës plotësuese në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendos në afat brenda 24 orëve. Rivotimi në 10 qendra të votimit në njësinë e gjashtë zgjedhore mund të sjell ndryshim në rezultatin final mes Frontit Evropian dhe Koalicionit VLEN./Alsat/
The post KSHZ-ja ka pranuar ankesën e VLEN-it për vendvotimin 2101, do të ketë rivotim appeared first on Telegrafi.