KSHZ hedh poshtë ankesat për fushatë të parakohshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në mbledhje hodhi poshtë ankesat e OBRM-PDUKM-së, LSDM-së, dhe ‘E majta’ për fushatë të parakohshme.

Kreu i KSHZ-së, Oliver Derkoski theksoi se ankesat të parashtrara nga partitë politike kanë të bëjnë për disa ngjarje në disa komuna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Derkoskit, në të gjitha ankesat, mungojnë elemente të caktuara që mund ta karakterizojnë shkeljen si nisje të parakohshme të fushatës dhe në një farë mënyre nuk është bërë.

Anëtarët e KSHZ-së në mbledhjen e sotme në mënyrë unanime e miratuan edhe Porpozim-udhëzimin për paraqitjen dhe votimin e personave që ndodhen në karantinë në shtëpi për shkak të testit pozitiv të Covid-19 dhe tëpersonave që u është caktuar masa e vetizolimit./Telegrafi/

Advertisement

The post KSHZ hedh poshtë ankesat për fushatë të parakohshme appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy