Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njofton se deri më 13 mars, në drejtoritë dhe zyrat rajonale, 4.527 persona kanë kontrolluar të dhënat e tyre në Listën zgjedhore.
Shtatë persona kanë paraqitur kërkesë për ndryshimin e të dhënave të tyre, 13 persona kanë paraqitur kërkesë për regjistrimin e të dhënave të tyre dhe pesë kanë paraqitur kërkesë për fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.
KSHZ-ja njoftoi se deri më 13 mars në mënyrë elektronike janë kontrolluar gjithsej 13.056 qytetarë. Janë dorëzuar 24 kërkesa për ndryshim të të dhënave, pesë kërkesa për fshirje të të dhënave dhe nëntë kërkesa për regjistrim të të dhënave në Listën Zgjedhore./Telegrafi/
The post KSHZ: Gjithsej 4.527 persona kanë kontrolluar Listën zgjedhore në Maqedoni appeared first on Telegrafi.