Komisioni Shtetëror për Zgjedhje sot nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir do të fillojë me shpërndarjen e materialit zgjedhor në 80 komisionet zgjedhore në Komisionin Zgjedhor në Bashkinë e Shkupit për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën.
Materiali përmban fletvotimet dhe certifikatat e posaçme nga listat zgjedhore dhe këto do të sigurohen nga policia. Po ashtu këtu janë edhe pajisjet për identifikim përmes gishtit që do të përdoren për herë të parë në Maqedoni.
Materiali tashmë po shpërndahet në nëpër komisionet komunale, ndërsa të premten duhet të përfundojnë trajnimet për kryetarët dhe zëvendësit e këshillave zgjedhor për përdorimin e pajisjeve për identifikim përmes gishtit.
Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/
The post KSHZ filloi për shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale në Maqedoni appeared first on Telegrafi.