Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të lehtësojë procedurën në pjesën formale-juridike për kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët që do të paraqesin lista për zgjedhjen e presidentit të shtetit.

Në seancën e sotme të Komisionit u miratua vendimi për plotësimin e Udhëzimit për dorëzimin, pranimin dhe konfirmimin e listave, ku automatikisht do të mblidhen të dhëna nëse kandidati plotëson kushtin e vendbanimit.

“Në kushtet e përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligjin Zgjedhor, thuhet se kandidati për president duhet të jetë shtetas dhe banor i Republikës së Maqedonisë së Veriut së paku 10 vjet në 15 vitet e fundit. Deri më tani, vetë kandidatët kanë siguruar certifikatat dhe dokumentacionin për të vërtetuar këto kushte nga institucionet kompetente.

Tashmë ne si detyrë zyrtare marrim përsipër të marrim provat për plotësimin e këtyre dy kushteve, nëpërmjet të dhënave në regjistrat përkatës të institucioneve kompetente, brenda 24 orëve pas dorëzimit të listave, në emër të kandidatëve që do të konkurrojnë. Për të lehtësuar komunikimin e kandidatëve me organet zgjedhore dhe përfaqësimin e tyre pranë institucioneve të tjera kompetente, do të shtojmë se ata me një autorizim të përgjithshëm do të mund të autorizojnë një person. Më pas i njëjti do të jetë përfaqësuesi i kandidatit dhe do të mund të ndërmarrë veprimet e nevojshme në emër të tij dhe në kurriz të tij para të gjitha organeve zgjedhore dhe institucioneve tjera kompetente”, theksoi Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në seancën e sotme të 85-të, KSHZ-ja miratoi Udhëzuesin e votimit për personat me aftësi të kufizuara, sipas të cilit Këshilli zgjedhor është i obliguar t’u lejojë atyre hyrjen, përkatësisht hyrjen në vendvotim për të realizuar të drejtën e votës./Telegrafi/

The post KSHZ: Do të shqyrtojmë nëse kandidatët plotësojnë kushtet në garën për president appeared first on Telegrafi.