Deri më tani, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) janë dorëzuar gjithsej shtatë deklarata për pranimin e iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve për të kandiduar për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga nesër nis mbledhja e nënshkrimeve për listat e kandidatëve për president të vendit.

Nga KSHZ-ja njoftojnë se tre nga parashtruesit e deklaratave Velo Markovski, Biljana Vankovska Cvetkovska dhe Stevço Jakimovski do të mbledhin nënshkrime për kandidaturë në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe para noterëve që i kanë caktuar.

“KSHZ ka publikuar listat e noterëve ku do të mblidhen nënshkrimet për kandidimin për Velo Markovski, Biljana Vankovska Cvetkovska dhe Stevço Jakimovski”, thonë nga KSHZ.

Siç njoftojnë nga KSHZ-ja, nënshkrimet për të kandiduar për president katër nga parashtruesit do t’i mbledhin në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor: Tome Nikolloski, Bujar Osmani, Popovski dhe Maksim Dimitrievski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post KSHZ deri më tani ka pranuar shtatë deklarata për pranimin e iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve për të kandiduar për president appeared first on Telegrafi.