Sipas të dhënave të publikuara të KSHZ-së, 10.000 nënshkrimet e nevojshme nga qytetarët i ka mbledhur Bujar Osmani, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), për të cilin kanë nënshkruar 10.528 qytetarë.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, pas Osmanit, më afër mbledhjes së 10.000 nënshkrimeve të nevojshme të qytetarëve janë lideri i “Znam”, Maksim Dimitrievski me 8.400 nënshkrime të mbledhura, kandidati i bllokut opozitar “VLEN”, Arben Tarvari i cili ka mbledhur 7.513, kandidatja e mbështetur nga partia “E Majta”, Biljana Vankovska-Cvetkovska ka mbledhur 6.237 nënshkrime, ndërsa kandidati i OQM Stevço Jakimovski ka 4.718 nënshkrime.
Të gjithë të tjerët në listën prej 11 kandidatësh për kryetar shteti kanë më pak nënshkrime – kandidatja Mersiha Smailoviq e mbështetur nga Lidhja Demokratike Boshnjak ka 696, kandidati Velo Markovski ka 682 nënshkrime, Gjorgi Manaskov – 186, Zorica Cvetkovska – 99, Gospodin Poposki ka 19 nënshkrime. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këto katër ditë nuk është pranuar asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikoloski.
Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve, e cila ka nisur më 23 shkurt, do të vazhdojë në vazhdimësi çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00 dhe ditën e fundit, më 8 mars, do të punohet deri në mesnatë. M
bledhja e nënshkrimeve bëhet në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së që ndodhen në selitë e 34 pushteteve lokale dhe para noterëve kompetentë.
Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur paraqitësi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme që të mbledhin të paktën 30 nënshkrime nga deputetët./Telegrafi/
The post KSHZ: Deri mbrëmë kanë nënshkruar mbi 38 mijë qytetarë për kandidatët për president appeared first on Telegrafi.