KSHPK: Partitë kanë filluar me dorëzimin e raporteve për donacionet gjatë fushatës zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) informon se partitë politike kanë filluar të dorëzojnë raportet për donacionet e mara gjatë fushatës së zgjedhjeve sipas ligjit.

Nga KSHPK thonë se partitë tashmë me kohë kanë dorëzuar raporte për 10 ditët e para, ndërsa në vijim edhe për 10 ditët e dyta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryesisht të gjitha partitë politike i kanë dorëzuar raportet. Këto janë vetëm raporte për donacione të pranuara, kështu që ne nuk kemi pasqyrë të plotë për punën gjithëpërfshirëse të partive dhe të koalicioneve. Ato do t’i marrim pasi të kalojnë më së voni 90 ditë që nga publikimi i rezultateve përfundimtare. Jemi dëshmitarë se rezultatet ende nuk janë publikuar. Më së voni për 90 ditë do t’i dorëzojnë raportet financiare për shpenzimet dhe të ardhurat gjatë fushatës së zgjedhjeve pas çka do të mund të shohim se për çka është shpenzuar gjatë zgjedhjeve”, informoi në konferencën e sotme për media Katica Nikollovska nga KSHPK.

Ajo potencoi se me ndryshimet e Kodit Zgjedhor për herë të parë është siguruar qasje direkte për KSHPK deri te të gjithë pjesëmarrësit në fushatën e zgjedhjeve me qëllim që të shihet se prej ku dhe sa mjete marrin qoftë nga persona juridikë ose fizikë.

Advertisement

“Njëkohësisht siguruam qasje në bazat e të dhënave nga MPPS në pjesën e shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe përfitime të tjera të cilat i jep MPPS dhe bashkëpunim me Agjencitë për Punësim sa i përket asaj kontrolluam vallë donatorët e partive politike janë shfrytëzues eventualë social, a janë të punësuar a kanë të ardhura të tjera të cilat i kanë donuar në fushatën e zgjedhjeve”, tha Nikollovska./Telegrafi/

The post KSHPK: Partitë kanë filluar me dorëzimin e raporteve për donacionet gjatë fushatës zgjedhore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy