Më shumë se 15 vjet nuk ka ndalesë për përdorimin e mjeteve piroteknike në objekte dhe hapësira të mbyllura edhe pse janë të rrezikshme për jetën dhe sigurinë, konfirmoi Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Siç ishte thënë në seancën e sotme, ky boshllëk ligjor mundëson pasivitet institucional dhe kushte të kufizuara për sanksionim.
Sipas KSHPK-së e cila zbatoi analizë antikorruptuese të disa ligjeve pas tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 61 persona, nuk është rregulluar edhe procedura për marrjen e lejes për furnizimin e materieve shpërthyese, nuk është konfirmuar organi kompetent i cili do të vendosë për kërkesën, as nuk janë shkruar afatet për veprim, ndërsa mungojnë qartë edhe kushtet, kriteret dhe dokumentacioni.
“Për më shumë se 15 vjet që nga miratimi i Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, nga viti 2007 deri në prill të vitit 2025, nuk ka pasur ndalim specifik për përdorimin e mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura, që është një boshllëk i konsiderueshëm ligjor dhe një burim potencial i rrezikut rregullator dhe të sigurisë. Prej më shumë se 15 vitesh, nuk ka një ndalim specifik ligjor për përdorimin e lëndëve piroteknike në ndërtesa dhe ambiente të mbyllura, edhe pse ato përbëjnë një rrezik të lartë për jetën dhe sigurinë”.
“Një boshllëk i tillë ligjor mundëson pasivitet institucional, kushte të kufizuara për sanksionim, praktika të ndryshme në zbatimin e dispozitave ligjore, si dhe mundësi për aplikim selektiv dhe tolerim të shkeljeve. Ndërhyrja në kohë me ndalime të sakta është e detyrueshme, veçanërisht në rastet kur rrezikohet drejtpërdrejt shëndeti publik dhe siguria e qytetarëve. Duhet të krijohet mekanizëm për rishikim të rregullt të dispozitave për kundërvajtje dhe të merret në konsideratë vendosja e një vlerësimi të detyrueshëm të rrezikut të sigurisë për çdo kërkesë për leje për tubime publike, ngjarje dhe aktivitete në hapësira të mbyllura ku është e mundur përdorimi i mjeteve piroteknike”, theksoi kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, e cila shpjegoi rezultatet e analizës.
Paraprakisht në seancë ishte theksuar edhe se janë konstatuar shumë lëshime në Ligjin për veprimtarinë hotelierike.
The post KSHPK konfirmoi se për më shumë se 15 vjet nuk ka ndalesë konkrete ligjore për përdorimin e mjeteve piroteknike në objekte të mbyllura appeared first on Telegrafi.