KSHPK kërkon llogari nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut për iniciativat e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit në seancën e sotme kërkuan llogari nga Prokuroria Publike, përkatësisht çdo vendim që do të merret të njoftohet dhe të dihet se çfarë po ndodh me nismat e tyre.

Ata kërkojnë nga Prokuroria Publik që t’i përgjigjet Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) nëse dhe si është vepruar dhe jo vetëm se do të veprohet në lidhje me iniciativat e tyre.

Lidhur me këtë, kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, informoi se me Prokurorinë Publike është duke u përgatitur memorandum bashkëpunimi, i cili do të kërkojë që ata të njoftohen për iniciativat e tyre.

Në seancë, në kuadër të shqyrtimit të rasteve të caktuara, janë radhitur rastet e mira për bashkëpunim me Qeverinë dhe Inspektoratin e Arsimit, pas disa iniciativave në kompetencë të tyre.

Advertisement

Katica Nikollovska, anëtare e KSHPK-së, ka ndarë vendimin e Gjykatës Administrative lidhur me një rast për të cilin Antikorrupsioni ka shqiptuar vërejtje publike për kryetar të Këshillit të Komunës, sepse si kryetare e Këshillit sipas Ligjit për Avokaturë nuk guxon të mbajë zyra publike. Personi ka iniciuar një padi në Gjykatën Administrative, KSHPK-ja e ka fituar kontestin dhe në shpjegimin gjykata ka konstatuar se KSHPK-ja në përputhje me kompetencat dhe detyrimet e saj që dalin nga Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit është institucioni i vetëm që mund të konstatojë ekzistimin e konfliktit të interesit, procedura është zhvilluar në pajtim me dispozitat ligjore dhe janë shqiptuar me rregull vërejtjet që janë paraparë me ligj.

The post KSHPK kërkon llogari nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut për iniciativat e tyre appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy