KSHPK: Gjykata e Lartë Administrative rrëzoi ankesën e AGJPP-së, procedura për pranimin e gjyqtarëve të rinj u pezullua

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) njoftoi se Gjykata e Lartë Administrative ka konfirmuar vendimin lidhur me kundërshtimin e organizatorit të fushatës zgjedhore për punësim në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev”.

“Gjykata e Lartë Administrative me aktvendim refuzoi ankesën e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, e cila konfirmoi vendimin e Gjykatës Administrative dhe vendosi në pritje procedurën për pranimin e 130 kursantëve të rinj në trajnimin fillestar deri në përfundimin e zgjedhjeve. Ankesa është refuzuar si e pabazuar”, thuhet në deklaratën e KSHPK-së.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit thekson se për këtë rast dhe për të gjitha rastet vijuese ka vepruar dhe do të veprojë në bazë të ligjeve dhe rregulloreve të përcaktuara, në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, si prioritet kryesor që synon shteti.

“Ky vendim i Gjykatës së Lartë Administrative na inkurajon dhe na jep një nxitje për ta bërë edhe më me përkushtim punën për të cilën morëm besimin”, theksojnë nga KSHPK.

Advertisement

Më 22 prill, Gjykata Administrative rrëzoi si të pabazuar padinë e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë kundër Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, pasi KSHPK-ja shqyrtoi për herë të dytë dhe vendosi pezullimin e procedurës për pranimin e 130 gjykatësve të rinj në Akademi deri në përfundim të zgjedhjeve./Telegrafi/

The post KSHPK: Gjykata e Lartë Administrative rrëzoi ankesën e AGJPP-së, procedura për pranimin e gjyqtarëve të rinj u pezullua appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy