KSHPK: Furnizimet publike dhe punësimi në sektorin publik prioritete të Strategjisë nacionale për parandalimin e korrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Strategjia kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe Plani aksional për zbatim i vitit 2021 – 2025, mbulon 14 sektorë kritikë, katër prej të cilëve për herë të parë – urbanizmi dhe planifikimi hapësinor, mjedisi jetësor, bujqësia dhe sporti. Sektorët me prioritet janë furnizimi publik dhe punësimi në sektorin publik, ndërsa shumica e masave dhe aktiviteteve janë përqendruar në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe shërbimeve të inspektimit. Deri në fund të vitit 2021, është planifikuar të fillojnë 31 për qind e aktiviteteve të përgjithshme të planifikuara në strategji”.

Këtë e informuan sot në konferencën e sotme për shtyp nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas tyre, sektorët e rrezikut, të detektuara dhe të përfshira në strategjinë e miratuar nga Kuvendi më 18 prill të këtij viti, janë sistemi politik, gjyqësori, puna dhe politika sociale, ekonomia dhe biznesi, ndërmarrjet publike, mediat dhe shoqëria civile.

Drejtoresha e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, informoi se për herë të parë në Kuvend është biseduar për një Strategji të këtillë Kombëtare edhe atë në dy komisione parlamentare – Komisioni për sistemin politik dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës dhe në seancë plenare treditore.

Pasi që Kuvendi do t’i publikojë konkluzionet, Ivanovska theksoi se Komisioni do të marrë parasysh të gjitha idetë dhe sugjerimet nga deputetët në rishikimin e mëtejshëm të Strategjisë.

Advertisement

Koordinatori i miratimit të Strategjisë kombëtare, Vlladimir Georgievski theksoi se strategjia është një mekanizëm parandalues ​​dhe proaktiv për trajtimin e korrupsionit, që sipas Ligjit të ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit e përgatiti KSHPK dhe e dorëzoi në Kuvend, i cili e miratoi atë më 18 prill të këtij viti.

Në krijimin e strategjisë dhe aktiviteteve për zbatimin e saj, Georgievski theksoi se janë sjell me inkluzivitet të plotë të përfaqësuesve nga të gjitha institucionet ligjvënëse dhe ekzekutive, vetëqeverisja lokale, sektori privat dhe qytetar dhe mediumet.

“Me këtë mundësohet pronësi institucionale, sepse së bashku janë konfirmuar problemet dhe rreziqet, si dhe masat dhe aktivitetet për tejkalimin e tyre. Në atë mënyrë, implementimi në vetvete duhet të lehtësohet, sepse këto nuk janë masa të imponuara nga jashtë, por janë krijuar nga vetë institucionet”, tha Georgievski.

Disa masa në strategji, theksoi Georgievski, rrjedhin nga vetë puna, sipas lëndëve të KSHPK – gjegjësisht për atë që qytetarët kanë paraqitur.

Advertisement

“Ndjekja e zbatimit do të bëhet përmes një sistemit elektronik, ndërsa KSHPK do të paraqesë raporte vjetore deri tek Kuvendi, pas së cilës do të zhvillohen dëgjime të komisioneve me pjesëmarrjen e personave përgjegjës nga institucionet kompetente”, theksoi Georgievski.

Shumica e masave dhe aktiviteteve janë të orientuara në sektorët e organeve për zbatimin e ligjit – 13 masa dhe 25 aktivitete, sektori shëndetësor me 18 masa dhe 26 aktivitete dhe sektori i arsimit – 18 masa dhe 28 aktivitete.

The post KSHPK: Furnizimet publike dhe punësimi në sektorin publik prioritete të Strategjisë nacionale për parandalimin e korrupsionit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy