Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, në konferencën e sotme për media informoi se është kryer me sukses transplanti i mëlçisë dhe i veshkave, si dhe janë marrë materiale për inde kockore. Ai falënderoi të gjithë punonjësit shëndetësorë që, pavarësisht sfidave të shumta, vazhdojnë të arrijnë rezultate.

“Mirënjohje për familjet që në momentet më të vështira të humbjes tregojnë madhështi dhe humanizëm, falë të cilëve shpëtohen jetë njerëzish dhe përmirësohet cilësia e jetës së pacientëve. Falënderim i madh për të gjithë punonjësit shëndetësorë të përfshirë në këtë proces që zgjati gati 48 orë”, theksoi ministri Taravari në konferencën e sotme së bashku me drejtorin e FSSH-së, Sasho Klekovski, drejtorin e Klinikës për Kirurgji Digjestive, Ognen Kostovski, Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantim, dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Svetozar Antoviq, si dhe mjekë nga ekipet e transplantimit.

Drejtori i Klinikës për Kirurgji Digjestive, Ognen Kostovski, informoi se më 12 dhe 13 mars në Klinikën për Kirurgji Digjestive janë kryer dy ndërhyrje të ndërlikuara: është transplantuar me sukses një mëlçi dhe dy veshka nga një donator i vdekur (kadaverik), si dhe janë marrë inde kockore dhe ligamente. Kjo është transplantimi i pestë i mëlçisë në Maqedoni – shtoi Kostovski.

Ai theksoi se, ndonëse vëmendja e publikut ishte përqendruar te tragjedia në Koçan, ekipet në Shkup punuan në heshtje dhe me përkushtim, duke realizuar me sukses ndërhyrje që shpëtojnë jetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, në Klinikën për Kirurgji Digjestive është kryer ndërhyrja e parë bariatrike te një pacient me mbipeshë, e cila u mbulua tërësisht nga buxheti i Fondit për Sigurim Shëndetësor. Pacienti kishte peshë 130 kilogramë dhe indeks të masës trupore (BMI) prej 40.

Koordinatorja kombëtare për transplantim, Biljana Kuzmanovska, rikujtoi se pas çdo statistike qëndrojnë histori njerëzore.

“Ata që dhurojnë janë heronj të heshtur. Ne jemi këtu për t’i nderuar, sepse ata ia zgjasin jetën të tjerëve”, tha ajo, duke shtuar se institucionet bashkëpunojnë me sisteme shëndetësore të huaja për edukimin e stafit dhe për rritjen e kapaciteteve të ekipeve vendase.

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, deklaroi se që nga korriku e deri më tani, Fondi ka dërguar pesë pacientë jashtë shtetit për transplantime nga dhurues të gjallë. Qëllimi është që në Maqedoni të arrihet mesatarja prej 10 transplantimeve në vit nga dhurues të gjallë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Antoviq theksoi se në rastin e transplantimit nga dhurues të gjallë, merret gjysma e mëlçisë nga një person i shëndetshëm – zakonisht një anëtar i familjes së pacientit – dhe se bëhet fjalë për një procedurë shumë të ndërlikuar. Për këtë qëllim, është në fazën përfundimtare blerja e një mikroskopi të ri, i cili është vendimtar për ndërhyrjet komplekse tek dhuruesit e gjallë.

The post Kryhet me sukses transplanti i pestë i mëlçisë, si dhe transplantimi i veshkave dhe ndërhyrja e parë bariatrike në Klinikën për Kirurgji Digjestive në Shkup appeared first on Telegrafi.