Sot mëngjes është kryer kontrolle në banesat e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, njofton “Sloboden Peçat”.
Kryetarja e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskovska, konfirmoi për “Sloboden Pecat” se ishte kryer kontroll në pronën shtesë të ish-kryeministrit Gruevski në Shkup, në lidhje me rastin “Parcelat në Vodno”.
Kontrolle janë kryer edhe te banesa i ish-Ministrit të Transportit Mile Janakieski në Prilep. Prokuroria Publike konfirmoi se kishte kërkime në objekte në Prilep, por nuk specifikoi për çfarë bëhej fjalë.
The post Kryhen kontrolle në banesat e Gruevskit dhe Janakievskit appeared first on Telegrafi.
Advertisement