Kryetari Mucunski dhe Komuna e Aerodromit gjobiten me 88.000 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorati i Mjedisit gjobë prej 88.000 eurosh i ka shqiptuar komunës së Aerodromit dhe kryetarit Timço Mucunski në për hedhjen e mbeturinave në sipërfaqe publike, me të cilat rrezikohet mjedisi dhe shëndeti i qytetarëve, njoftoi shërbimi për media i Qytetit të Shkupit.

Sipas njoftimit Komuna e Aerodromit përmes kompanisë “Piramid Bilding” e angazhuar në tender, në vend të lokacionit të planifikuar në NP “Drisla” mbeturinat komunale i ka hedhur në një sipërfaqe të gjelbëruar, në një park afër ndërtesës administrative të FFM-së në Bul. “KAÇKM”, duke krijuar kështu një deponi të re ilegale.

Afati për shlyerjen e gjobës është tetë ditë nga dita e shqiptimit të dënimit.

The post Kryetari Mucunski dhe Komuna e Aerodromit gjobiten me 88.000 euro appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy