Këshilli i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë në mbledhjen e parë për nënkryetar të LSM-së për sektor publik e zgjedhën kryetarin e Sindikatës Policore të Maqedonisë, Marjan Kicev.
“Si Sindikatë Policore e Maqedonisë me 8.000 anëtarët jemi një nga sindikatat në LSM dhe jemi të kënaqur që më në fund kjo pozitë e rëndësishme i është dhënë Sindikatës Policor”, thuhet në njoftim.
Nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë thonë se duke njohur mënyrën e punës së kryetarit Kicev, ndërmarrja e funksionit nga ana e tij do të avancojë LSM-në në pjesën e sektorin publik./Telegrafi/
The post Kryetari i Sindikatës Policore të Maqedonisë zgjedhet për nënkryetar i LSM-së për sektor publik appeared first on Telegrafi.
Advertisement