Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel nuk dëshiroi të caktojë datë për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë dhe BE-së.
Ai madje u shpreh i përmbajtur edhe për zgjidhjen e kontestit bilateral mes Shkupit dhe Sofjes.
“E prita Zoran Zaevin dhe e njoftova se BE qëndron fuqishëm pas Maqedonisë në luftën kundër coronavirusit. Mbesim të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane dhe u pajtuam për rëndësinë e investimeve të financuara nga BE”, tha Michel.
Zaev tha se Michel ka shfaqur gatishmëri që Maqedonia të hapëroj drejt BE-së në Samitin në qershor./Telegrafi/
Advertisement
The post Kryetari i Këshillit Evropian shprehet i përmbajtur për bisedimet me Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.