Me ftesë të nënkryetarit të Komisionit Evropian, Joseph Borell, kryeministri Zoran Zaev sot udhëton për vizitë pune në Bruksel.

Në takim do të bisedohet për çështjet aktuale që kanë të bëjnë me aderimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Zaev krahas takimit me Borell, nesër do të takohet me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ndryshe, para 10 ditëve, Zaev bashkërisht me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ishte në Bruksel për takim me përfaqësues të BE-së.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut pret që gjatë qershorit të fillojë negociatat me BE-në, por shpresat janë të pakta për shkak të kontestit me Bullgarinë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kryeministri Zaev sërish për vizitë pune në Bruksel appeared first on Telegrafi.