Kryeministri holandez Mark Rutte nesër (e mërkurë) do të arrijë për vizitë në Maqedoni.
Kjo është vizita e parë e kryeministrit të Holandës në RMV, ndërsa do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.
Një muaj më parë, në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, kryeministri holandez tha se vendi i tij do të bëjë gjithçka që ka për të zhbllokuar fillimin e negociatave për Maqedoninë.
Rutte më pas shprehu shpresën se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve në Bullgari në muajin nëntor.
Advertisement
The post Kryeministri holandez Rutte të mërkurën për vizitë në Shkup appeared first on Telegrafi.