Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov për televizionin bullgar Nova tha se heqja e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut është funksion i punës që duhet ta bëjnë qeveritë e dy vendeve dhe të arrihet progres në të gjitha pikat e rëndësishme.

Siç raporton MIA nga Bullgaria, Petkov shpreson se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore duhet të jenë në radhë të parë, por kjo, sipas tij, kërkon shumë punë nga dy palët.

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë bashkërisht”, potencon Petkov.

Në pyetjen nëse Rusia ndërhyn në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë me filmin “Një fe, një gjuhë”, Petkov thekson se tezat e paraqitura në atë film janë kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai rikujton se qeveria bullgare është deklaruar kundër filmin dhe përveç se nuk e miraton, ajo fuqishëm kritikon.

“Bullgaria nuk mund të mbesë indiferente kur dikush dëshiron ta rrezikojë historinë bullgare”, u shpreh Petkov./Telegrafi/

The post Kryeministri bullgar Petkov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë bashkërisht appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";