Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) miratoi vendimet, me të cilat iu merren licencat e kryerjes së veprimtarisë energjetike tri shoqërive të tregtisë me shumicë me naftë të papërpunuar, me derivate të naftës, me biokarburante dhe me karburante për transport.

“Shoqërisë së Ndërtimtarisë, të Tregtisë dhe të Shërbimeve GULIVER INZHENERING SHPKNJP i mirret licenca e kryerjes së veprimtarisë energjetike e tregtisë me shumicë me Eurodizel BS. Gjithashtu i është marrë licenca e kryerjes së veprimtarisë energjetike e tregtisë me shumicë me Mazut – М1 (SU) e Shoqërisë së Tregtisë, të Ndërtimtarisë dhe të Shërbimeve PERTINAKS SHPKNJP Shkup. Ndërsa Shoqërisë së Tregtisë me Gaz Teknik dhe Pajisje BASHINO GAS import-eksport SHPKNJP Veles i mirret licenca e tregtisë me shumicë me Gaz të Lëngshëm të Naftës (LPG)”, thuhet në njoftimin e KRRE-së.

Nga atje thonë se vendimet për marrjen e licencave janë miratuar për shkak se tregtarët me shumicë në fjalë nuk kanë kapacitete të depozitimit për ruajtjen e rezervave të derivateve të naftës, të cilat janë mjete themelore për kryerjen e veprimtarisë energjetike.

„Miratuam vendime, me të cilat iu morën licencat tre tregtarëve me shumicë, për derivate të ndryshme, për të cilat përcaktuam se nuk i plotësojnë kushtet nga Ligji i Energjetikës dhe nga Rregullorja e Licencave. Guliver nuk do të mund të importojë dhe të kryejë tregti me Eurodizel BS, ndërkaq Pertinaks nuk ka më licencë për tregti dhe import të Mazutit – M1 (SU), ndërkaq Bashino Gas nuk do të mund të importojë dhe të kryejë tregti me Gaz të Lëngshëm të Naftës (LPG). Këta tregtarë nuk posedojnë kapacitete përkatëse të depozitimit për ruajtjen e derivateve – që nënkupton mjetin themelor për punë dhe është kusht për marrjen e licencës. Në periudhën e kaluar KRRE-ja i shtrengoi kontrollet në teren mbi tregtarët dhe do të vazhdojë me të njëjtat," deklaroi kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post KRRE u merr licencat tre kompanive për tregti me naftë dhe derivate të naftës appeared first on Telegrafi.