Sezoni i ngrohjes në Shkup për të gjithë shfrytëzuesit në rrjetin e ngrohjes qendrore do të fillojë më 15 tetor 2024, me kushte të njëjta si edhe më parë, gjegjësisht me temperaturë të garantuar prej 21 gradë Celsius dhe ngrohje në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Siç informon sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE), në rast se temperatura e jashtme e parashikuar për ditën në vijim është e barabartë ose më e ulët se 12 ºС, atëherë sezoni i ngrohjes mund të fillojë më herët, respektivisht jo para se data 1 tetor dhe të mbarojë jo më vonë se më datën 30 prill.

KRRE-ja apelon deri te banorët e banesave, respektivisht shfrytëzuesve, që t’i kontrollojnë instalimet e brendshme në objekte dhe t’i paguajnë faturat. Njëkohësisht, KRRE-ja edhe me shkresë zyrtare kërkoi nga furnizuesit me energji termike informata për gatishmëri për fillimin e sezonit të ngrohjes.

“Në përputhje me vendimin e fundit të datës 1 gusht 2024, faturat e energjisë temrike për amvisëritë janë më të ulëta për 3,16 %, ndërsa rreth 1200 kompani, shkolla dhe institucione, të cilat janë lidhur me ngrohjen qendrore të qytetit, do të kenë çmim më të lirë për 17 për qind”, thuhet në kumtesë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post KRRE: Sezoni i ngrohjes në Shkup fillon më 15 tetor appeared first on Telegrafi.