KRRE: Rritja e çmimit të energjisë elektrike, nuk do të ndikojë tek çmimet e prodhimeve tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit i vlerëson si të pasakta, të pabaza dhe joprofesionale pretendimet se çmimet e rritura të energjisë elektrike do të rrisin çmimet e prodhimeve.

“Vendimi i Komisionit Rregullator të Energjetikës i referohet vetëm tregut të rregulluar të energjisë elektrike. Pjesa më e madhe e konsumatorëve industrial dhe komercial vetë blejnë energji elektrike në tregun e lirë me çmime, të cilat nuk i përcakton Komisioni Rregullator i Energjetikës. Çmimi i energjisë elektrike në tregun e lirë në Republikën e Maqedonisë në vitin 2020, është më i ulët për përafërsisht 9% në raport me vitin 2019, që do të thotë se edhe shpenzimi i energjisë elektrike për konsumatort industrial dhe komercial në vitin 2020 do të jetë më i vogël në raport me vitin 2019. Në periudhën në vijim industria do të ketë shpenzime më të vogla të energjisë elektrike në krahasim me vitin 2019 dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në punën e saj në këtë kohë krize”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetari Komisionit Rregullator të Energjetikës.

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit informon se me vendimet e datës 31 korrik 2020 përmes faktorëve të korrigjimit, MEPSO-s ia ka reduktuar të hyrat për vitin 2020 për 13,25 milionë euro, ndërsa EVN HOME për 4,5 milionë euro, pasiqë këto kompani në vitin 2019 kanë realizuar të hyra më të mëdha se ato që janë miratuar.

Sa i përket metodologjisë dhe shpenzimeve që njihen, Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit informon se ka ndikim përafërsisht te 40% i shpenzimeve totale të dhëna, ndërsa te 60%-shi nuk ka ndikim.

Advertisement

The post KRRE: Rritja e çmimit të energjisë elektrike, nuk do të ndikojë tek çmimet e prodhimeve tjera appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy