Të ndahet prodhimi vendor i energjisë elektrike, importi, pjesëmarrja e burimeve të rinovueshme të energjisë si dhe kompensimi për përdorimin e sistemit të transmetimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike në faturat e energjisë elektrike, që i marrin amvisëritë nga Furnizuesi Universal – kjo ishte kërkesa e Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit (KRRE) në mbledhjen e fundit koordinative me kompanitë elektroenergjetike.

“Esenca e transparencës nuk duhet të jetë vetëm deklarative dhe fillon nga secili prej nesh, konsumatorët duhet të dinë saktë se çfarë paguajnë. Sa nga energjia elektrike që e përdorin, është prodhim vendor, sa është e importuar, sa paguhet për përdorimin e sistemit të transmetimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike. Njëkohësisht jemi përcaktuar që të rrisim prodhimin nga burimet e rinovueshme të energjisë, i cili gjithsesi hyn në çmimin përfundimtar. Qëllimi është që konsumatorët të njoftohen se për cilën nga kompanitë elektroenergjetike sa kompensim paguajnë dhe në këtë mënyrë ta vlerësojnë cilësinë e shërbimit që e marrin. Më duhet të theksoj se të gjitha kompanitë janë të pajtimit që ta marrin këtë hap, i cili është edhe obligim ligjor, e njëkohësisht edhe parim europian”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Në mbledhje u arrit në konkluzionin se mundësitë e volitshme kohore gjatë javëve të fundit kontribuan në stabilizimin e akumulimeve. Kryetari i KRRE-së Bislimoski i obligoi kompanitë elektroenergjetike që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për të mundësuar dërgesën e sigurt dhe të vazhdueshme të energjisë elektrike në rajonin e Dibrës dhe investimet të drejtohen me fokus në këtë pjesë të vendit, i cili u dëshmua si i ndjeshëm kur ka stuhi./Telegrafi/

The post KRRE kërkon që qytetarët të dinë se çfarë paguajnë në faturat e energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";