Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,41 % në raport me vendimin e datës 13.10.2020.
Nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denarë/litër në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e datës 13.10.2020.
Çmimet e EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) mbeten në të njëjtin nivel, respektivisht nuk ndryshojnë.
Nga data 20.10.2020, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 59,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 61,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 50,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 50,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 26,754 (denarë/kilogram)
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,109 den/kg dhe do të jetë 26,754 den/kg.
The post KRRE i publikon çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.