KRRE i publikon çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim për uljen e çmimeve për shitje me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,50% në raport me çmimet e javës së kaluar.

Çmimi për shitje me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet për 0,50 denarë/litër dhe do të jetë 52,50 denarë/litër.

Çmimet për shitje me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 denarë për litër, kështu që çmimi për shitje me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 60,00 den/litër, derisa çmimi për shitje me pakicë i EUROSUPER BS-98 është 62,00 denarë për litër.

Çmimi për shitje me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 denarë/litër dhe do të jetë 52,00 denarë/litër.

Advertisement

Çmimi për shitje me pakicë i mazutit M-1 NS ulet për 0,351 denarë/kg dhe nga sonte në mesnatë do të jetë 25,709 denarë/kg.

The post KRRE i publikon çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy