Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) informon se ka filluar procedurën e marrjes së licencave të tregtarëve me shumicë RKM SHPKNJP Shkup, Supertrejd SHPKNJP import-eksport Shkup, Pertinaks SHPKNP Shkup, Li Oil DB SHPKNJP import-eksport Kavadar për shkak të mosposedimit të rezervave operative të mazutit.

Nga KRRE thonë se këto parregullsi te këta katër tregtarë me shumicë i ka konstatuar Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë kryerjes së inspektimit, për çka janë shqiptuar urdhër pagesa kundërvajtëse, për të cilat me Shkresën nr.02-1001/1 datë 07.06.2021 e njoftuan KRRE-në.

“Rezervat operative duhet të jenë në nivel të përcaktuar në përputhje me Rregulloren për Nivelin dhe Mënyrën e Përllogaritjes së Rezervave Operative dhe mosplotësimi i detyrimit për respektimin e ligjeve dhe rregullave të tjera dhe akteve, që i referohen kryerjes së veprimtarisë së tregtisë me shumicë me naftë të papërpunuar, me derivate të naftës, me biokarburante dhe me lëndë djegëse për transport – tregti me shumicë me mazut (M-1), është shkaku se pse KRRE-ja përcaktoi se ekziston arsye për fillimin e procedurës së marrjes së licencave”.

“Fillimi i procedurës është në përputhje me Rregulloren e KRRE-së për licencat, në të cilën janë paraparë disa faza: KRRE-ja njofton kompanitë për ekzistimin e arsyeve për fillimin e procedurës së marrjes së licencave, me çka, në afat prej 7 ditësh, tregtarët me shumicë duhet të deklarohen për arsyet e dhëna, të cilat kanë shkaktuar shkeljen e dispozitave nga neni 146 të Ligjit të Energjetikës dhe të dispozitave të Rregullores së Nivelit dhe të Mënyrës së Përllogaritjes së Rezervave Operative”, thonë nga KRRE.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej shtojnë se KRRE-ja në bazë të përgjigjeve të marra nga tregtarët – kompani me shumicë, në seancë do të miratojë vendime përkatëse për procedura në vijim.

The post KRRE fillon procedurat për marrjen e licencës për kompanitë që nuk posedojnë rezerva operative të mazutit appeared first on Telegrafi.