Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) ka marrë vendime me të cilat është miratuar çmimi përfundimtar për energjinë termike të dorëzuar për konsumatorët e furnizuar nga EMV nga rritja e kërkuar e çmimit prej mbi 50%. është miratuar vetëm 4,51 %.
“Me këto vendime çmimi për qytetarët mbetet në diapazon të qëndrueshëm dhe tri kompanitë EMV për furnizim, shpërndarje dhe prodhim të energjisë termike praktikisht janë të detyruara që sa më shpejt të vënë në punë tubacionin e ngrohjes Bellasica në mënyrë që sistemi të funksionojë ekonomikisht dhe të shfrytëzon plotësisht energjinë termike nga TETO.
Me vendimet e sotme, KRRE, e udhëhequr nga interesi i konsumatorëve, vendos kornizën financiare dhe dërgon sinjalin për funksionim maksimal ekonomik të kompanive filiale të EMV-së. Me funksionimin e TETO-s dhe funksionimin e tubacionit të ngrohjes në Bellasicë, fatura mesatare për energji termike është 1.800 denarë, pa funksionimin e TETO-s 2.800 denarë, që është dallim në çmim prej 60%”, tha Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
Gjithsej 64,000 amvisëri furnizohen me energji termike./Telegrafi/
The post KRRE: Çmimi i ngrohjes në Shkup rritet për 4.51% appeared first on Telegrafi.