Gjatë ditës së djeshme Komisioni Evropian mori vendim për hapjen e kufijve për 15 vende, dhe Maqedonia nuk ndodhej në listë.
Autoritetet kroate vendosën që ta heqin masën e ngujimit 14 ditor për qytetarët e Bosnjës, Serbisë dhe Malit të Zi, por jo edhe për qytetarët e Maqedonisë.
Lexo po ashtu:
BE: Nuk ka hapje të kufijve për Maqedoninë e Veriut, por çdo vend mund të vendos vetvetiu
Advertisement
Vendimi i KE-së ishte marrë në bazë të gjendjes epidemiologjike të vendeve, ndërsa lista vazhdimisht përditësohet.
Qytetarët e Maqedonisë gjatë hyrjes në Kroaci janë të obliguar të qëndrojnë 14 ditë në karantinë, por jo edhe për personat që ndodhen në transit./Telegrafi/
The post Kroacia heq karantinën 14 ditore për disa shtete, por jo edhe për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Advertisement