Humbja e vendit të punës, ulja e të ardhurave mujore, varësia nga ndihmat shtetërore, qasja e vështirësuar tek shërbimet shëndetësore, janë vetëm një pjesë e pasojave me të cilat ballafaqohen një numër i madh i grave në vend, nga pandemi me COVID-19.

Sipas të dhënave nga hulumtimi i Shoqatës për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave (ESE), numri i grave të cilave ju është nevojitur ndihma shtetërore gjatë pandemisë është rritur për 100 përqind, në krahasim me periudhën para pandemisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paga mesatare e grave në periudhën janar – gusht 2020 është ulur për 338 denarë, ndërsa tek 8% e grave ulja e pagës ka qenë mbi 8000 denarë. Pandemi dyfish e ka rritur numrin e grave të varura nga ndihma shtetërore, ndërsa numrin e amvisërive që vdesin nga uria e ka rritur nga tre në shtatë përqind.

Sipas hulumtimit, kriza e shkaktuar nga pandemia, përveç uljes së numrit të grave të punësuara dhe uljes së të ardhurave të tyre, ka shkaktuar edhe prishje të statusit të grave të punësuara, gjegjësisht llojin e marrëveshjeve për punësim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në lidhje me mbrojtjen shëndetësore, më shumë probleme kanë pasur gratë e komunitetit rom. Madje 73 përqind e tyre kanë pasur mungesë të mjekut amë.

Ndryshe, hulumtimi me titull “Ndikimi i krizës së shkaktuar nga COVID-19 tek gratë dhe gratë rome në RMV” është përpunuar nga Shoqata për emancipim, solideritet dhe barazi të grave – ESE./Telegrafi/

The post Kriza COVID-19 dyfish e ka rritur numrin e grave të varura nga ndihma shtetërore në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";